“Miqtë e mi Edi Rama ndihet tmerrësisht i tmerruar. Ai e di që ju jeni misionarët e ndryshimit. është i tmerruar nga 14 maji sepse e di se do të humbasë në mënyrë tmerruese. Është i tmerruar sepse e ka të sigurt sepse atë e pret fati i mikut të tij, tradhtarit të kombit amerikan, McGonigal. Ai e di mirë se nuk ka gjykatës në botë që të dënojë ryfshet marrësin dhe të mos dënojë ryshfet dhënësit. Nuk të shpëton dot as Xhorxh Sorosi. Je krejtësisht i pashpresë. Edi Ramës dhe Rilindjes i them para jush dhe shqiptarëve. Jemi shqiptarë ne o budallenj, besën e prerë dhe votën e vjedhur nuk ta fal kurrë. Ndryshimi është në duart tuaja, bashkë do të fitojmë”,- tha Berisha.
Berisha në çeljen e fushatës: Rama je i pashpresë, besën e prerë dhe votën e vjedhur nuk ta falim kurrë
Leave a comment