Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shprehur vlersimin e tij për antimafian italiane duke thënë se kanë kontribuar në betejën kundër mafies shqiptare.
Në një bashkëbisedim online me shqiptarët në Itali, Berisha duke iu referuar arrestimit të ish-ministrit Saimir Tahiri, tha se nëse nuk do të kishin bërë të mundur përfshirjen e tij me grupin Habilaj, do të ishte aktualisht zv.kryeministër.
“Italia jep kontribut të madh në luftën kundër krimit të organizuar në të dy anët e Adriatikut. Antimafia italiane ka dhënë kontribute në betejë kundër mafies shqiptare. Sajmir skafisti do të ishte sot mbi zëvendëskryeministër nëse nuk do të ishte antimafia italiane. Ne ju jemi mirënjohës sepse ata bëjnë një luftë kundër organizatave kriminale që dëmtojnë interesat e qytetarëve italianë dhe shqiptarë””, tha Berisha.