Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, po zhvillon një “foltore”online me shqiptarët e Italisë.
Gjatë fjalës së tij, Berisha tha kjo foltore po zhvillohet në një kohë të rëndësishme për Italinë, pasi forcat e djathta po rikthehen në pushtet.
Ai shton se Italia ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në krimin e organizuar në Shqipëri.
“Së pari ju përshëndes ju dhe të gjithë emigrantët shqiptarë në Itali dhe Europë. Kjo foltore është shumë e rëndësishme. Kjo foltore po zhvillohet në prang të një ngjarje të rëndësishme të Italisë. Rikthimit në pushtet të forcave të djathta të Italisë. Emigracioni shqiptar në itali ka arritur suksese të mëdha. Dhjetëra mijëra biznese të suksesshme që drejtohen nga shqiptarë në Itali. Italia jep kontribut në krimin e organizuar. I shpreh mirënjohje qeverisë italiane për mbështetjen miqësinë që ka treguar ndaj shqiptarëve”, tha Berisha.