Berisha në Gjirokastër: Jemi thirrur në mision, të shpëtojmë pluralizmin dhe PD-në

Nga qyteti i Gjirokastër, ku po zhvillon Foltoren e gjashtë me demokratët, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se misioni i lëvizjes së tij është për të shpëtuar pluralizimin politik dhe vetë Partinë Demokratike.

“Jemi thirrur në një mision të ri, në një mision të madh, në misionin për të shpëtuar pluralizimin politik, të demokracisë dhe Partisë Demokratike. Historia është histori, por pluralizimin politik e themeluam ne. Ajo ditë që themeluam PD, është dhe dita e themelimit të pluralizimit politik në Shqipëri. Për herë të parë shqiptarët votuan të lirë kur votoi Partia Demokratike. Pra PD solli votën e lirë. Sot ku jemi? Pas 30 vitesh kemi një qeveri më e korruptuara,m më antishqiptarja, qeveri e rekordeve më të zeza që nga diktatura e Enver Hoxhës e deri më sot. Sot kemi një qeveri e cila në 8 vite bëri që shqiptarët të jenë qytyetarët më keq të paguar të këtij rajoni, ndërkohë që 8 vite më parë po kjo statistikë tregonte se ata ishin më të mirëpaguar”, u shpreh Berisha.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *