Berisha në izolim, vjen reagimi i parë nga e bija!

Argita Berisha ka reaguar për herë të parë pas arrestimit të babit të saj, ish-kryeministrit Sali Berisha.

Argita e ka konsideruar arrestimin e Berishës një sulm ndaj liderit të opozitës.

“E nisëm vitin e ri në barrikadën e luftës për mbrojtjen e pluralizmit. Të nisësh vitin e ri me një sfidë të tillë është e vështirë, por motivuese.

Asnjë diktator nuk i përballet dot shpirtit tuaj të lirë. Nuk ka pranga sistemi që të burgosë lirinë tuaj. Ju do të jeni misionaret e kësaj luftë që do kapilarizohet në gjithë vendin. Një vit të mbarë dhe me fitore. Jam e bindur që zoti këtij vit ka plane te bukura për Shqipërinë dhe do shpërblejë demokratet. Është detyra jonë të durojmë në barrikada”, ka deklaruar ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *