Berisha në krye të PD/ Balla: Keni reflektuar, ishte pa firmën e non gratës

Tema që po diskutohet sot në Kuvend është ndarja ose jo e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut për çështjen e Integtrimit në BE. Disa ditë më parë deputetët e LSI dhe të Rithemelimit në Kuvend kanë kërkuar mocion me debat urgjent me kryeministrin Rama në Kuvend për deklaratën e tij se Shqipëria do të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut nëse në qershor nuk bëhen përparime për çështjen e integrimit.

Taulant Balla ka thënë se kërkesa e paraqitur në Kuvend është pa firmën e Berishës.


“Dy fjalë për aspektin formal lidhur me paraqitjen e kërkesës. Kjo kërkesë nuk përmbush atë që përcakton neni i rregullores, dhe aspekti formal nuk përmbushet. Dua ta falenderoj propozuesin dhe propozuesit, se në kërkesë që është në Kuvend nuk është kërkesa që ka qarkulluar në media, këtu nuk është firma e non gratës, te ajo që ka qarkulluar në media është. Bëni mirë që keni reflektuar se nëse është firma e non gratës ajo refuzohet direkt. Në rast se në qershor nuk do mbahet konferenca e parë ndërqeveritare për shkak të vetos së Bullgarisë ndaj Maqedonisë Shqipëria të ketë të drejtën të kërkojë ndarjen nga ajo është në të drejtën tonë”, tha Balla.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *