Rizgjedhja e ish-kryeministrit Sali Berisha në krye të PD-së është bërë objekt debati sot në emisionin ‘Open’ në ‘News24’.
Deputeti i PD-së Ferdinand Xhaferaj pohoi nuk kishte garë, ndërsa shtoi se pas këtyre zgjedhjeve PD nuk është as më e hapur dhe as më e bashkuar.
Sakaq, është kundërtuar nga depteti Arben Ristani, i cili shtoi se fakti që një numër i deputetëve nuk i janë bashkuar, partia nuk janë deputetët, por masa e anëtarësisë së saj. Anëtarësia është më e bashkuar dhe konsistente.
Pjesë nga biseda:
Xhaferaj: Unë e kam pasur Berishën në fushatë, kemi bashkëpunuar. Pas kësaj zgjedhje nuk jemi as më të hapur, as më të bashkuar. Kishim një garë pa garë.
Ristani: Ti urojmë zotit Berisha punë të mbarë dhe suksese si kryetar i PD. Dje u bënë zgjedhjet. Gara vjen si pasojë e një procesi që kulmoi me zgjedhjen e kryetarit. Nisi me kuvendin e 11 dhjetorit ku u përcaktua rruga ku duhet të ecte PD-ja, ku u theksuan një sërë parimesh. Flitet nëse PD është e bashkuar apo jo. Është e bashkuar, më mirë se kurrë në këto 9 vitet e fundit. Fakti që një numër i deputetëve nuk i janë bashkuar, partia nuk janë deputetët, por masa e anëtarësisë së saj. Anëtarësia është më e bashkuar dhe konsistente.
Xhaferraj: Konkurroi pa garë se partia është berishiste. E lamë deri këtu se u zgjodh kryetari i partisë berishiste.
Ristani: Për ça rregullash e ke fjalën?
Xhaferaj: për çfarë rregullash më flet? Unë dëgjova që tha para një muaj që tha; e garantoj kandidatin që do respektohen rregullat. Kjo na bën me turp të gjitha. Shpifja dje kryetaren e PD Sarandë që tha; kandidati tjetër nuk ka përfaqësues, dhe është përfaqësuesi i Berishës që do të mbrojë ato vota. Unë këto o vëlla nuk i përtyp dot.