Berisha përsëriti disa herë situatën në Ksamil për shkak të ndërtimeve pa kriter.
“Të dashur miq të mi, është nder i madh të paraqes sot para jush njërin nga bijtë tuaj më të mirë. Njërin nga qeveritarët tuaj më të sprovuar vendor, më me eksperiencë. Dua të paraqes këtu Ilir Mehmetin si kandidat për kryetar bashkie. Ndaj Ardi Veliut rëndojnë dosje pafund. Ai është edhe më zi. Në Sarandë Ardit Cikuli, një kandidat i mrekullueshëm, njëri serioz ka për karshi të deleguarin e bandave të Durrësit, famozit Alket Hysenit. Famëziu Alket Hyseni, i cili përveç grabitjes dhe plaçkitjeve bëri gjithçka që t’i bëjë me pallate eksponentët e Rilindjes. Shkoni në Sarandë, Ksamili po merr fund. Fatmir Shero ka përball përfaqësuesin e Rilindjes, që do të bëjë Pazar. Këtu ka një rrezik madhor që është mafia. Shkoni në Ksamil, po ndodh një masakër e paimagjinueshme. Mafia, e ka thënë bukur Faik Konica; zoti e mbroftë Shqipërinë nga shqiptarët, dhe e ka pasur parasysh këtë ditë. S’ka pushtues që të sillet në këtë mënyrë ndaj një vendi, siç po sillen këta qeveritarë.”, tha Berisha.