Berisha në zyrat të FRPD-së, janë ndërruar brava dhe marrë materialet, Këlliçi telefonon policinë: Ka persona të armatosur

Ish-kreu i FRPD, Belind Këlliçi, i cili u shkarkuar nga Lulzim Basha ka bërë një kallëzim në polici.

Pasi ka përfunduar takimi me Sali Berishën në selinë e PD-së, Belind Këllici ka telefonuar policinë duke thënë se i kanë vjedhur zyrën.

“Dua të bëjë një kallëzim se më është vjedhur zyra. Duhet të bëhet ekspertiza. Më kanë vjedhur shumë të dhëna. Është shumë tension. Ka shumë tension se ka njerëz të armatosur.” tha Këlliçi në një komunikim me policinë.

Pas fjalës ish-kryeministri Sali Berisha është zhvendosur nga hyrja e selisë blu në drejtim të zyrave të FRPD që ndodhen në krah të godinës në selinë blu.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *