Berisha nga dega numër 2 në Tiranë: Çdo demokrat voton sot për opozitën e vërtetë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka votuar pak momente më parë në degën numër dy në Tiranë e cila është vendosur në selinë blu.

I shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Berisha ka votuar për një nga dy kandidadët që janë në garë, Behar Xhaferraj dhe Mirala Zylyftari.

Pas përfundimit të procesit të votimi, ish-kryeministri është ndalur të flasë për mediat ku ka falënderuar të gjithë demokratët dhe demokratet që kanë votuar dhe po vazhdojë të votojnë për një opozitë të vërtetë.

“Çdo demokrat voton sot për opozitën e vërtetë. Vëtëm një opozitë e vërtetë ka shanse për ta shëndërruar Partinë Demokratike në një forcë fitimtare. Mirënjohje për të gjithë demokratët dhe domekratet që votojnë për kryetarët e degëve të PD”, tha ndër të tjera Berisha. /Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *