Kreu i ‘Rithemelimit’ Sali Berisha ka zhvilluar paraditen e sotme një takim elektoral në Dibër. Gjatë fjalës së tij ai theksoi se flladi i fitores e ka tmerruar kreun e qeverisë Edi Rama, dhe sipas tij, “ai është në kohërat më të vështira të ekzistencës së tij”. Berisha u shpreh se kandidati i PS-së është i 5-ti që ndërrohet në katër vite.
Berisha: “Po fryn flladi i fitores, e ka terruar Ramën, i cili është në kohërat më të vështira të ekzistencës së tij, në kohët e numëruara të fundit të regjimit të tij, despot monist. Kjo situatë, ky dëshpërim, shprehet me fushatën e tij të bazuar në banalitetit.
Nuk ballafaqohen dot kandidatët, nuk del këtu rivali i tij të ballafaqohet në këtë shesh, studio televizive e kudo me Ismail Ukën sepse siç e dini është i 5-ti kandidat që ndërrohen brenda 4 viteve, ikën njëri pas tjetrën me mungesë dinjiteti.
Erdhën vodhën e ikën, nuk vijnë dot këtu para jush t’i kthejnë xhepat e të tregojnë si kanë qeverisur. Nuk dalin sepse përfaqësojnë një parti pushtuese, pushtet pushtues.
Rama në 8 vite ka vjedhur dibranët ndaj nuk dalin dot para jush. Miqtë e mi kur kam ardhur për herë të parë në këtë rreth të bekuar, sa pashë malet rrafshnaltën jam dashuruar me Dibrën.”