Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga Dibra se projekti për hidrocentralin e Skavicës është aferë korruptive. Ai i bëri thirrje kompanisë Bechtel që të heqë dorë nga kontrata pa garë.
“Sikur Shqipëria të kishte zë a nuk do oshëtinte nga të katërtat anët e saj se; pse po braktisni vendin? Pse po largoheni?! A duhet t’ja shtrojmë këtë pyetje vetes? Si mund të pranojmë këtë situatë të tillë? Rama po sillet me çdo shqiptar më keq se çdo pushtues tjetër. Po përzë shqiptarët sa asnjë pushtues tjetër. A mundet ne që të rrimë soditës? Të vazhdojmë përgjumur apo të shesim votën me 300-400 euro? A mund të mashtrohemi nga njerëz që nuk kanë moral? Dibrën e bënë në një vend të mallkuar për dibranët? Po cilat janë përgjegjësitë tona për këtë vend. Koha thërret, koha thërret çdo shqiptar. T’i dëshmojnë një grimcë dashurie Dibrës, se meriton shumë më tepër. Shqipëria dhe Dibra kanë çdo potencial. S’kanë faj ndaj nesh. Fajin e ka regjimi i Edi Ramës. Faj kemi dhe ne që s’e ndëshkojmë me votën tonë. Mos të bëhemi bashkëfajtorë në këtë dramë ndërkombëtare. Në Dibër janë vërsulur të gjithë. Skavica është varri i Dibrës. A do bëhemi ne soditës të këtij akti? Të fundosësh 27 fshatra, të largosh banorët. E gjithë vepër korrupsioni, vepër hajnie.
Projekt i Enver Hoxhës, po diktatori e kishte mbyllur nga të katërtat anë Shqipërinë, dhe nuk komunikonte me botën. Dibrën vendosi ta çojë në Hoxharë, por nuk guxoi. Përmbyti fshatra të tëra nga Vau i Spatës. Ishte firmosur kontrata, dhe unë vendosa mos ta firmos dhe thash; do përmbyteshin fshatra. Më thanë; ti kryeministër ke të drejtë. Një vend i lirë që sot ka mundësi që të krijosh energji nga të gjitha burimet. I bëj thirrje kompanisë Bechtel që të heqë dorë, se është kontratë pa garë. Projekti Skavica është pa garë. Dibra nuk mund të varroset. Tani po shet aksionet, i bëj thirrje qeverisë britanikë të mos lejojë kompanitë britanike të blejnë aksione. Sepse Dibra nuk mund të varroset. Dibra do ecë në shekuj dhe mijëvjeçarë e lirë!”, tha Berisha.