Berisha nga Divjaka: Rama çoi vendin drejt greminës, varfërisë, shkatërrimit dhe boshatisjes

Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha gjatë prezantimit të kandidatëve të koalicionit  “Bashkë Fitojmë,” për Bashkinë Lushnjë dhe Divjakë, Eduart Sharka dhe Aurel Malko ka deklaruar se kryeministri Rama ka rrënuar Shqipërinë dhe e ka boshatisur.

Teksa i cilësoi zgjedhjet e 14 majit jetike, Berisha ftoi qytetarët që të mos votojnë atë që sipas tij deri tani vetëm ka vjedhur.

“Nga viti 1992 gjer sot, ne nuk kemi patur zgjedhje kaq të rëndësishme, kaq jetike, dhe jo për një parti politike, jo për Sali Berishën, apo një person tjetër, por për çdo qytetar, për secilin prej jush, për çdo demokrat, socialist, të paparti, për çdo të pakënaqur sepse me këtë regjim shkohet nga e keqja në zi.

A nuk kërkoi ky më parë, më jepni mua tepsinë. A nuk u sul me tërbim për të vjedhur pasuritë e qytetarëve shqiptarë, a nuk përdori ky, bordet për të rritur çmimet, a nuk rriti ky çmimin e energjisë elektrike për bizneset me 220 lekë, në një kohë kur në këtë vend asnjë kilovat orë nuk prodhohet nga nafta. Pra ky ka vetëm një qëllim, pasurimin e tij dhe të klaneve të tij. Dhe për këtë, ai vjedh, vjedh në mënyrë të papërmbajtur.
Kontrolli i Larti i Shtetit e deklaron se ka vjedhur me qeverinë e tij 122 miliardë lekë në 9 muaj. A shkohet më tutje me këtë njeri.

Të ecësh përpara me Edi Ramën, do të thotë të ecësh përpara drejt greminës.
Të ecësh përpara me Edi Ramën do të thotë të vraposh drejt varfërisë.
Të ecësh përpara me Edi Ramën do të thotë të vraposh drejt boshatisjes së Shqipërisë.
Të ecësh përpara me Edi Ramën do të thotë të vraposh drejt shkatërrimit të shërbimeve, arsimit, shëndetësisë, biznesit.

Pra a është jetik ndryshimi sot? Pak vite më parë njerëzit e ndjenin se duhej ndryshimi. Por pati nga që menduan përsëri se Edi Rama mund të sjellë ndryshimin. Koha faktoi se ky ishte një mendim shumë i gabuar, sepse Edi Rama jo që nuk solli ndryshimin, por solli përkeqësimin dhe vetëm përkeqësimin e gjendjes ekonomike të shqiptarëve.
Vendosi mbi ta me shpejtësi të madhe, tiraninë e varfërisë.”, deklaroi Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *