Kreu i PD, Sali Berisha nga qyteti i Durrësit tha se qeveria nuk mund të krijojë konflik me qytetarët.
Sipas tij e vërteta është kjo që të drejtat e qytetarëve për Edi Ramë nuk ekzistojnë sepse ekziston vetëm babëzia për t’u pasuruar vetë dhe elita socialiste që është sot.
“E vërteta është kjo që të drejtat e qytetarëve për Edi Ramë nuk ekzistojnë, prandaj dhe unë e kam quajtur atë. Çdo shtet demokratik nuk mund të bëjë kurrë një veprim pa një garanci ligjore për atë që kryen. Në qoftë se tjetrit i kërcënon shtëpinë, do detyrohesh të arrish në marrëveshje me të për t’i kompensuar 100% shtëpinë. Nuk mund të prekësh pa u konsultuar dhe pa marrë miratimin e qytetarëve të Durrësit asnjë objekt të trashëgimisë kulturore. Nuk pyeten qytetarët. Nuk mundet qeveria të krijojë konflikt me qytetarin në qoftë se ajo i respekton atij të drejtat që i takojnë. Për të nuk ekzistojnë. Ekziston vetëm babëzia për t’u pasuruar vetë dhe elita socialiste që është sot, shumë herë, shumë herë, pakrahasimisht e pasuruar në mënyrë të paligjshme me atë që kishte diktatura”, tha ai.