Berisha nga Kuvendi: Rama ka rritur çmimin e energjisë në kisha e xhami

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar me akuza të ashpëra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Berisha nga Kuvendi tha se qeveria është kthyer në një ‘armik’ për popullin, studentët dhe tani më ndaj objekteve të kultit.

Sakaq theksoi se qeveria duhet të subvencionojë studentët dhe të ndihmojë familjet e prekura nga tërmeti.

“Plotësoni me urgjencë kërkesat e tyre. Duhet të subvencionohen. Asnjë lek më pak se ato në Kosovë, 100 euro. Cdo pedagogu në Shqipëri tu bëhet rroga të paktën sa është rroga në Kosovë. Pse në Kosovë të merren 1500 euro, dhe këtu 800 euro. Pse Kosova është më e pasur se ne? Nuk po them në Maqedoni. Kërkojë që laborantet dhe stafet të kenë trajtim identik me punonjësit në Kosovë. Kërkojë 10 fishimin e fondit për shkencën. Është 10 herë më i vogël. Studentët në Shqipëri duhet të subvencionohen, qeveria po shkatërron arsimin e lartë. Ndjeshmëria ndaj studentëve është zero. Bifteku i ministreve kushton 1 mijë euro, vetëm me udhëtimet e Edi Ramës mund të ndërtoheshin 21 banesa. Në Bubq takova motrën e Martinajt, nuk ka qeli burgu siç ishte çadra e saj. Ajo dilte çdo ditë në punë si infermiere, qeveria nuk i ofron ndihmë pasi i vjedh paratë. Çmimi i bukës është rritur pasi u rrit energjia elektrike. Çfarë patët me kishat, xhamitë të cilat i është rritur energjia elektrike”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *