Në mbledhjen e Kryesisë së PD, ku po diskutohen listat për Këshillat Bashkiakë më 14 maj, ish-kryeministri Sali Berisha u bëri thirrje demokratëve të mos ndjekin Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn.
Teksa i cilësoi si pengje të kryeministri Edi Rama, Berisha tha se ata mbahen nga lidhjet me krimin dhe janë të larguar nga PD.
Pjesë nga fjala e Berishës: “Kandidatë po bashkohen dhe janë të vendosur të mos mashtrohen të vazhdojnë kontributin e tyre në PD, koalicionin Bashkë Fitojmë dhe të bëjmë gjithçka për rivendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri, për fundin e monizmit dhe për fitoren e kandidatëve të Primareve. Theksoj se ne ftojmë cdo demokrat të bashkohet në këtë betejë dhe të mos ndjekë dy pengje të diskredituara të Edi Ramës, Lulzim Brava dhe Aliashën, që të dy të mbajtur peng nga lidhje krimi nga Edi Rama, ne natyrisht të dy për lidhjet e tyre me krimin janë të larguar nga PD, cdo person që del jashtë standardeve, kritereve të të qenit anëtar i kësaj partie e humbet anëtarësinë kur verifikohen lidhje me krimin dhe e vërteta është që të dy këta, Basha me dosjen e mbyllur nga Edi Rama ku tjetri me probleme serioze që nuk i ka deklaruar po mbahen peng dhe keqpërdoren në mënyrë ekstreme nga Edi Rama naj ftoj përsëri të gjithë demokratët të mbështesin kandidatët e Primareve, është një moment historik për forcën tonë politike të ngrihemi si misionarë për të firmosur me duart tona ndryshimin, rivendosjen e pluralizmit”