Kryedemokrati Sali Berisha ka dalë në podium dhe po flet para sheshit të mbushur më mijëra protestues.
Në momentin që ai po fliste për arsyet që qytetarët duhet të protestojnë, sheshi shpërtheu në ovacione.
“O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do,”- thonë ata ndër të tjera.
Ndërsa reagimi i Berishës ishte epik.
“Betohem për këtë flamur, do thërrmojmë çdo bunker”, tha ai.
Më tej, kreu i PD premtoi se do të garantojë fjalën e lirë për shqiptarët, duke shtuar i prerë se askush nuk do të guxojë ta prekë atë, pasi në të kundërt do të mjerohet.