Kreu i PD, Sali Berisha nga podiumi i protestës tha se kryeministri Rama ka një urrejtje gjenetike me shqiptarët pasi ai i përket një soji që vriste dhe burgoste njerëz.
“Miqtë e mi, Shqipëria është në rrezik. Një komb që rrit fëmijë për emigracion është pa liri. Vëllezër e motra, Edi Rama ka një urrejtje gjenetike ndaj shqiptarëve, sepse i përket sojit që vriste dhe burgoste shqiptarët. Për të gjitha këto qëndrime ne do t’i presim atij biletën, ky është vetëm fillimi. Miqtë e mi, këtë javë shpresoj që BE të vendosë hapjen e negociatave dhe i bëj thirrje nga kjo tribunë që t’i hapë”, tha ai