Kreu i PD, Sali Berisha është takuar me krerët e degëve të Partisë Demokratike në rrethe.
Berisha tha se PD kërkon që të zbatohet ligji dhe të respektohen të drejtat dhe liritë.
Sakaq shtoi se demokratët po jetojnë në një diktaturë territori dhe disktimimimi, pasi qeveria vetëm po vjedh.
“Ne e kemi mision dhe duhet ta konceptojmë si mision shumë të rëndësishëm si mision historik. Jeni dëshmitarë që sot si shoqëri kemi humbur votën, por nëse humbet votën humbet shtetin ligjor, kushtetueshmërinë, liritë e të drejtat. Shndërrohesh në shoqëri diktatoriale ose parashtetërore. E para reale. Në Shqipëri është instaluar shteti një partiak. Një nga format më të zakonshme të diktaturës janë shtetet ku sundon një parti e pjesa tjetër shtypet. Që një demokrat të gëzojë të drejtën që i takon e ka të pamundur se shteti një partiak garanton në mënyrë të paligjshme favoret e partisë që sundon në dhunim flagrant të parimeve demokratike. Mijëra demokratë që kanë fituar gjyqet e nuk marrin dot atë që u garantohet, mijërave nuk u shqyrtohen ankesat. Demokratët jetojnë në diktaturë terrori e diskriminimi nga një njeri që vjedh shqiptarët nga mëngjesi në darkë”, tha ai.