Kreu i PD, Sali Berisha është duke zhvilluar një takim me mësues e ekspertë të arsimit parauniversitar.
Berisha tha se arsimi është duke pësuar një rrokullisje, pasi vendi në 9 vite numëron 208 nxënës më pak në shkolla.
Sakaq shtoi se figura e mësuesit është shpërfillur.
“Kënaqësi që jeni të pranishëm. Edukimi është një problem themelor për gjithsecilin është pa dyshim treguesi i vjedhjes kombëtare, i rrokullisjes së kombit tonë.
9 vite më parë deri më sot numërojmë 208 mijë fëmijë, nxënës më pak. Pra, kemi një rrokullisje prej 27 % të atyre që janë çelësi në arsim. Kemi një rrokullisje të gjendjes reale të nxënësve tanë, asaj ekonomike e familjare. Një thellim të tmerrshëm mes fshatit e qytetit, të kamurve e të pasurve. Kemi një shpërfillje nda figurës së mësuesit , kemi një ndryshim thelbësor në filozofinë e edukimit. Është shpostuar edukimi i bazuar në vlera, liri e dinjitet. Është vendosur një kontroll i turpshëm mbi mësuesit, qëndrimi i tyre në rrjete sociale”, tha ai.