Berisha nga takimi me sindikatat: Ndihma ekonomike e dhënë nga qeveria një makineri mashtrimi

Kreu i PD, Sali Berisha është duke zhvilluar një takim me sindikatat në Tiranë.

Berisha tha se vendi ndodhet në një situatë dramatike, ku theksoi se ndihma ekonomike e dhënë për të përballuar krizën është thjesht një makineri mashtrimi.

Sakaq shtoi se qeveria është duke shfrytëzuar popullin dhe se po ushtron një regjim kolonial.

“Në situatë  dramatike në të cilën ndodhet sot Shqipëria, ndodhet sot punonjësit mësuesit, mjekë minatorë, biznese të vogla, të rinjtë studentë, pensionistë, qytetarë me ndihmë ekonomike, është një situatë e pashoqe e pashembullt në Evropë dhe më gjerë. Është një rrokullisje e madhe e gjendjes ekonomike dhe morale , në raport me dëshpërimin dhe pesimizmin, e mungesës së plotë të perspektivës me këtë qeveri që siç jeni dëshmitar, nuk është gjë tjetër, veçse një makineri gjigante mashtrimi. Një makineri gjigante vjedhjeje dhe grabitje të qytetarëve shqiptarë. Një grabitje e pashembullt. Ju jeni sindikalistë, por ju garantoj se nuk ka pasur regjim kolonial që të ketë shfrytëzuar një popull të kolonizuar siç shfrytëzon Edi Rama dhe qeveria e tij shqiptarët”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *