Berisha: Nisim protestat për rrëzimin e regjimit monopartiak të Edi Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur konferenën e përjavshme këtë të premte.

Gjatë fjalës së tij, Berisha paralajmëroi se së shpejti do bëjë publike datat e protestave duke shtuar se do përdoren të gjitha format e mosbindjes civile.

Më tej ai theksoi se do i japë mësimet e duhura regjimit monopartiak të Ramës.

“Skenari i opozitës nuk përjashton asgjë nga mosbindja civile, të gjitha format e mosbindjes civile mund dhe do të jenë të pranishme. Se cila do të jetë kronologjia e tyre kjo mbetet për tu parë, për tu studiuar.

Do nisë një protestë që kërkojmë t’i japim mësimet e duhura regjimit monopartiak të Edi Ramës. Sot ai me detyrim ka marrë në stadium nxënësit e Elbasanit. Vazhdon funksionimi i partisë shtet”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *