Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se protesta e radhës do të mbahet ditën e nesërme gjatë paradites në orën 10:00. Tubimi do të zhvillohet përpara parlamentit, teksa do të jetë duke u zhvilluar seanca parlamentare. Në këtë të fundit, kryeministri Rama pritet të mos jetë i pranishëm pasi ndodhet në një vizitë zyrtare në Japoni, së bashku me disa nga ministret e kabinetit qeveritar.
Sakaq, opozita ka njoftuar protestën e radhës kombëtare, e cila do të zhvillohet më datë 3 Mars, në të njëjtën ditë kur do të mbahet edhe seanca gjyqësore në gjykatën e Apelin lidhur me çëshjtjen e vulës së Partisë Demokratike.