Berisha “non grata”/ Meta: E kam paralajmëruar disa muaj përpara, i kam thënë që pjesë e procesit ka qenë Lulzim Basha

Presideni Ilir Meta i ftuar në emisionin “Open” në News 24, shprehet  se e ka paralajmëruar ish-kryeministrin Berisha se pritej të shpallej non-grata nga SHBA-të disa muaj përpara se kjo të ndodhte.

“Kemi një krizë të opozitës. Një pjesë po vahdojnë bashkëpunimin me qeverinë, një pjesë janë indiferentë, por kemi një opozitë në parlament dhe një aksion opozitar. Unë çdo ditë kam folur për të gjitha problemet e vendit.Roli tjetër fillon më 25 prill, hiqet kostumi. Vnedi ka nevojë për opozitarizëm. Nuk dua të hyj në çështje të tilla për arsye të tilla pasi ajo që mua më intereson që Shqipëria tu kthehet shqiptarëve.

Mund t’ju them se unë e kam paralajmëruar zotin Berisha që do shpallej non grata para se kjo të ndodhte dhe i kam thënë se pjesë e këtij procesi ka qenë dhe Lulzim Basha. Rama ishte kryesoiri por ky ishte më i rrezikshmi, se ishte më afër.

Unë i kam të gjitha informacionet për këto çështje dhe nuk jam aspak i habitur për këtë gjë që bëhet, Zoti Berisha është një politikan me kontribut në vendin tonë. Unë jam i bindur që ky bashkëpunim është më i thellë. Basha ishte bashkëpunëtor”, tha Meta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *