Berisha “non grata” nga SHBA, reagon për herë të parë PS, Balla: Përshëndes vendimin

Partia Socialiste ka reaguar pas vendimit të DASH për të shpallur ‘non grata’ ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berishën së bashku me familjen e tij, për akuzën e korrupsionit.

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, mbështet vendimin e SHBA ndaj Berishës, ndërsa shpërndan mesazhin e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken.

Reagimi i Taulant Ballës:

PËRSHËNDES VENDIMIN E SHTETEVE TË BASHKURA TË AMERIKËS????? NDAJ SALI BERISHËS:

“Aktet e korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri. Po e shpall Berishën dhe anëtarët e afërt të familjes së tij si të papranueshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

Ne mbetemi #tëbashkuarkundërkorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri.”

Sekretari i Shtetit

Antony Blinken


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *