Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve këtë të mërkurë, në lidhje me presionin në drejtësi.
Sakaq, ka ndaluar edhe tek çështja e non gratës së Sali Berishës, ku tha se nëse drejtësia shqiptare del në konkluzionin se ish-kryeministri nuk ka kryer korrupsion gjatë mandateve qeverisëse, vetë ai do t’i kërkonte SHBA-së që t’i kërkonte falje.
“Nëse drejtësia thotë që nuk ka shkelje, jemi të gjithë në rregull, të bëhemi të gjithë bashkë dhe ti themi amerikës që ti kërkojë falje, pasi na kanë vënë në siklet virgjëreshën tonë. Unë nuk them kurrë, more mos i lini kusur kujtdo që ka llogari të hapura me drejtësinë, jam i pari që e dëshiroj këtë gjë, sepse kush ha atë që do, duke më ngrënë mua në shpinë, nuk ka punë me mua.
Thelbi këtu është shumë i qartë, duhet kapur demi prej brirësh dhe jo prej bishti, është e patolerueshme që nuk ka asnjë prokuror dhe gjykatës pas hekurave”, tha ai.