Berisha ‘non grata’/ Yuri Kim: Ditët e pandëshkueshmërisë kanë marrë fund!

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim në një komunikim me gazetarët tha se ditët e pandëshkueshmërisë duhet të përfundojnë dhe se për këtë duhet të punojnë të gjithë.

E pyetur nga gazetarët, se a është Sali Berisha peshku i madh, Kim u përgjigj me sloganin e Partisë Demokratike, se “Shqipëria po ndryshon”.

“Shumë prej kësaj lidhet me demokracinë dhe shtetin ligjor. Keni parë zhvillime domethënëse këto janë zhvillime pozitivë që duhet të vazhdojnë. Nuk kam asgjë tjetër për të shtuar përveç asaj që ka thënë sekretari i shtetit.

Mesazhi është ky: Shqipëria po ndryshon, Shqipëria është anëtare NATO-s Shqipëria do të jetë anëtare në BE, Shqipëria është mike dhe aleate e SHBA-ve. Shteti ligjor duhet të përvaloje dhe të mbizotërojë. Duhet të jetë një vend i pastër që të jetë një vend i pasur. Për të arritur aty askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Ditët e pandëshkueshmërisë duhet të përfundojnë. Ky nuk është projekti i juaji dhe i SHBA, por është i përbashkët dhe të gjithë duhet të punojmë së bashku për këtë”, tha Kim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *