Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në ceremoninë e 32-vjetorit të PD, tha se Partia Demokratike nuk do të bëhet kurrë levë e Partisë Socialiste apo kryeministrit Edi Rama.
“Në zgjedhjet e 25 prillit besimi i popullit shqiptar u tradhtua për interesa meskine që PD të shndërrohej në aleate e PS dhe Edi Ramës. Demokratët ndoshta qanin me ngashërim për rezultatin që morën, në krye të opozitës bëheshin plane për bashkëqeverisje me Ramën. Por, nuk u mjaftua me kaq, Antony Blinken sanksionon Sali Berishën, që nuk do të lejonte kurrë që PD të bëhej levë e PS dhe Edi Ramës. Ky akt e kam thënë që nuk ka pasur asnjë provë. Historia ime është krejt tjetër”, tha ai.