Berisha nuk harron ‘Toyota Yaris’, i drejtohet Bashës: : U fshihesh hetuesve belg, ndave apo jo para me Taulant Ballën?

Ish-kryeministri Berisha, nga ‘Foltorja’ me demokratët e Matit ka theksuar sërish çështjen e ‘Toyota Yaris-it’ dhe i ka kërkuar edhe njëherë llogari kryedemokratit Lulzim Basha për pozicionin e tij për çështjen e parave të sekuestruara.

Duke e pyetur Bashën nëse ka ndarë apo jo para me Taulant Ballën, Berisha theksoi se Rama e mban peng Bashën me këtë çështje.

Fjala e Berishës:

 “Meqë jam sot këtu para jush do ti kthej një përgjigje. 3-5ditë më parë u ankua se po e sulmoj me fjalët e Edi Ramës. Peng Basha nëse Edi Rama thotë një gjë që qëndron, Sali Berisha nuk e mohon kurrë. Është e vërtetë që Edi Rama të ka përmendur ty ‘Toyta Yaris’, por është e vërtetë që e mban peng me atë. Prandaj peng Basha, dil dhe sqaro aferën e Toyta Yaris, ndave apo nuk ndave para me Taulant Ballën me atë aferë. Doli në Parlament tha se të shtunën do të vijnë Toyota Yaris me miliona euro. I thashë ku e dije, më tha që kishte informacione. Eurot erdhën por nuk u kthyen. Prisni, prisni…. Tani Eurot nuk u kthyen mbrapsht, por erdhën direkt në Durrës, erdhën në Durrës 1.5 milionë më pak. Kanë ardhur disa herë hetuesit belg dhe Basha u fshihet. Rama të mban peng dhe unë të kërkoj transparencë dhe demokratët duan transparencë”, tha Berisha.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *