Berisha nuk ndal akuzat: Rama dhe Vuçiç i bashkon krimi, bllokuan integrimin në BE

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD ka thënë se Rama dhe Vuçiç kanë synim ta kthejnë Tiranën në një mini Beograd.

“Opozita profesioniste nuk duhet të ekzistojë. Çdo mëngjes, çfarë do bëj unë kundër këtij regjimi duhet të themi. Një betejë e paparë ndonjëherë në Shqipëri. Pse anëtarët tanë e rithemeluan PD, për një parti të drejtë.

Ata që e rithemeluan partinë e bënë për 1 qëllim. Pse e rithemeluan, se donin ta shikonin si parti të interesit kombëtar. A mund të imagjinohet që Tirana të shndërrohet në Beogradin e vogël , e gjithë kjo në interesat e shqiptarëve. Të gjithë presin nga ne që të kundërshtojmë politikën e Ramës. Ata janë të gatshëm për beteja, ata presin udhëheqjen tuaj.

është Dumani i Elbasanit dhe i Tiranës, një serial killer i cili vriste në 4 anët për qeverinë. Kush nuk e dinte lidhjet e Ramës me bandat e Shkodrës, dhe të tjerat. Kush nuk i dinte lidhjet e Ballës me Suel Çelën, të gjithë i dini por tani ata kanë dalë sheshit.

Disa muaj më parë ujku i bardhë i Beogradit u bë personazh, tani del qartë se Ramën dhe Vuçiç i bashkon krimi, se ato lidhje janë muri i vërtetë i bllokimit të procesit të integrimit.

Faktet tregojnë se Rama drejton sot një organizatë kriminale, ai dy metrosh vjedh me çdo vendim”, u shpreh Berisha.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *