Gjatë një konference nga selia e PD, Sali Berisha është shprehur se deputetit Lulzim Bashai është njoftuar zyrtarisht vendimi i referendumit për shkarkimin e tij nga detyra.
‘Komisioni vendosi t’i komunikojë deputetit Lulzim Basha vendimet supreme të anëtarësisë së PD në aktin më historik të lirisë gjatë pluralizmit siç ishte referendumi i datës 18. Dhe ky akt siç e dini ishte shkarkimi, ratifikimi i shkarkimit për të cilin vendosën 4446 delegatë të Kuvendit të thirru nga anëtarësia në 11 dhjetor 2021’, u shpreh lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.
Sipas tij, ‘si një akt protokollar dhe jo detyrim-sepse detyrimi e shpall para të gjithë shqiptarëve deputeti Basha di ti dërgohet një shkresë ku do ti komunikohet, njoftohet me shkrim për këtë vendim ndërkohë për të gjithë anëtarët dhe anëtaret e PD, 44 mijë të rinj e reja burra e gra, që votuan më datën 18 dhjetor, për të gjithë shqiptarët në Shqipëri dhe kudo që ndodhen komisioni vendosi të njoftojë se anëtarësia e PD është në këmbë dhe e vendosur të zbatojë vendimin e saj.
Pra, vendimi i marrë do të zbatohet pa asnjë lloj hezitimi. Paralajmëroj këtu deputetin Basha të mos mendojë ti kundërvihet vendimit të referendumit më të gjerë të mbajtur ndonjëherë. Anëtarët kanë vendosmëri absolute për ta zbatuar këtë vendim’, u shpreh Sali Berisha.
/Priza.al/