Menjëherë pas marrjes së vulës së PD-së, ish kryeministri Sali Berisha ka nxjerrë në shitje librin e tij “Korrupsioni Transnacional dhe kultura e mohimit”. Në këtë libër Berisha shpjegon arsyet pse është shpallur non grata.
Libri do të shitet në platformën “Amazone” me një çmim prej 1.99 USD. Ai shpjegon se donte që ky libër të shpërndahen falas, por Amazone sipas tij nuk pranon produkte pa çmim.
“Është vendosur çmimi më i ulët i mundshëm 1,99$ mbasi platforma nuk pranon produkte pa çmim, dhe të ardhurat e krijuara nga shitja do t’i kalojnë “Fondacionit Fëmijët Shqiptar”, shkruan Berisha.
Gjithashtu ai i fton të gjithë bashkombasit që ta shpërndajnë këtë libër dhe që ata të njihen me të vërtetën se çfarë po ndodh në vendin e tyre me njërin prej kombeve më perëndimore.