Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha në mbledhjen e grupit parlamentar, se opozita do të solidarizohet me grevën që ka lajmëruar nesër sindikata e pedagogëve.
Berisha theksoi se opozita nesër në Kuvend do të ketë në krye të axhendës sulmin që Rama i ka bërë trupës universitare.
“Ne duhet të bëjmë gjithçka për të mbrojtur elitën kombëtare e cila është nën një sulm amoral të paimagjinueshëm. Lëvizja e tyre është sindikaliste dhe ne mbështesim çdo kauzë të drejtë. Po të ishte lëvizje e jona do e thonim me krenari. Ajo është lëvizje e sindikatave. U them socialistëve aty që ne do mbështesim çdo kauzë të drejtë. Universitetet janë pasuri kombëtare, nuk janë sarajet e Surrelit. Nesër Parlamenti ka axhendën e vet, por kryeaxhendë duhet të jetë mbrojtja e elitës universitare dhe denoncimi i këtij sulmi të shpëlarë ndaj tyre. Nuk e imagjinoni dot se çfarë ndërhyrjesh terrori bëhen për ti përçarë. Nesër ata kanë thirrur grevë të përgjithshme. Ne solidarizohemi plotësisht dhe e mbështesim këtë grevë”, tha Berisha.