Kuvendi ka njoftuar zyrtarisht se seanca e radhës do të mbahet ditën e hënë, më datë 13 shkurt ora 17:00. Partia Demokratike nga ana tjetër ka njoftuar se do të zhvillojë një protestë përpara ambienteve të Parlamentit gjatë seancës.
Deri në konfirmimin zyrtar, mbetej e paqartë nëse seanca do të mbahej për shkak se e hëna e 13 shkurtit është shpallur ditë zie kombëtare në nderim të viktimave të tërmetit të rënë në Turqi dhe Siri.
Mbetet për tu parë se si do të organizohet protesta e paralajmëruar e opozitës.
Njoftimi zyrtar:
Ju njoftojmë se seanca plenare Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e hënë, datë 13 shkurt, ora 17:00. (Urdhër nr.8, datë 10.02.2023, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.)