Berisha paralajmëron grupin e Alibeajt: Ai që prek flamurin e PD-së, i ka bërë hesapet shumë keq

Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së Grupit që mbështet Enkelejd Alibeajn, të cilët kërkuan të dalin me kandidatët e vet në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Ndërsa thekson se PD ishte e hapur që grupi mbështetës i Alibeajt të sugjeronte emra dhe propozime për kandidatë. Ai tha se kush do që prek flamurin e PD-së, i ka bërë hesapet shumë, shumë keq.

“Sot unë kam një takim me kryetarët e degëve të PD-së së Tiranës, për të dhënë udhëzimet dhe për të bërë diskutimet për përgatitjet për protestën e jashtëzakonshme.
Ju nuk mund ta imagjinoni se sa zien sot në të 4-anët e vendit urrejtja ndaj Edi Ramës dhe bandës së tij. Opozita nuk mund të pengohet nga asgjë për të firmosur fitoren në këto zgjedhje. Zotërinjtë, një grup deputetësh, u ftuan, ose erdhën, pa asnjë lloj paragjykimi dhe prapamendimi që të bashkohen nëse donin, të garonin për çdo post në këto bashki, të paraqisnin kandidatura, ose në përputhje me statutin të krijonin, po të duan fraksionin. Por ata, sa janë nuk e di, por ata nuk duan as statutin as primaret dhe as fraksionin. Të sigurtë të jeni se ai që prek flamurin e PD-së, i ka bërë hesapet shumë, shumë keq. Kjo do të thotë që do e shikoni në ditët e ardhshme. Nuk i preket flamuri Partisë Demokratike”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *