Kryetari i PD-së, Sali Berisha nga foltorja e kuvendit akuzoi qeverinë se po përdorin shkencën si mekanizëm për të vjedhur pronën publike.
Gjithashtu ai e paralajmëroi mazhorancën që e pret fati i Sri Linkës.
“Në një tregim të Anton Cehovit, dy të quajtur gjahtar, në vend që të vrisnin gjahun, rojën. I gjetën 3 cironka në xhep dhe thanë; s’po i hamë se jemi me kreshmë. Ju nuk përdorni as Kreshmën, por e përdorni atë për të vjedhur pronat publike. Po pse e them këtë?
Ju përdorni shkencën si mekanizëm për të vjedhur pronën publike. Pse e them? Sa është buxheti i tekno-hajnisë për shkencën? Është 1/57 e vendeve, jo të OCDE, por OSBE. A ka mundësi që të ekzistojë në mendjen e tyre ideja shkencë? Zero. Është absolutisht e vërtetë që kemi studiues të shkëlqyer, të cilët mund të bëjnë kërkime shkencore të një niveli shumë të mirë. Por çfarë ndodh me ju? Shihni pak rrogat e tyre. Ju i keni thënë laboratorit të Ricardo Husman, i cili shkruan për mrekullitë e Edi Ramës pavarësisht se Sri Lanka ju pret, shihni atë dokumentarin e Sri Lankës. Pse ju them Sri Lanka? Sepse keni të njëjtin laborator. Edhe ata paguanin Husman, edhe ju paguani Husman. Ju bëtë një joint venture me Sri Lankën. Atje shkonte Erion Veliaj, këtu vinte ai përfaqësuesi i Shoqërisë së Hapur të Sri Lankës. Ju garantoj se do të ndiqni fatin e njëri-tjetrit.”, tha ai.