Sali Berisha nga Shkodra akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Rama se një rrugë në fushë e ndërton me 24 milionë euro në një kohë kur në Gjermani ndërtohen me 2-3 milionë euro.
Teksa bëri thirrje që më 14 maj të votohet për të rrëzuar monizmin, kishte edhe një paralajmërim për Ramën.
Berisha u shpreh se pas 14 majit, zgjedhjet e përgjithshme do të bëhen ateherë “kur don Shkodra”.
“Ndërton një rrugë në fushë, autostradë me 24 milionë euro euro, në një kohë që në Gjermani ndërtohet me 2-3 mln euro. Ndërton një shkollë me 6 mln euro në një kohë që ato ndërtohen me 700 mijë euro sipas standardit në BE dhe SHBA. Pra ky nuk njeh kufij në vjedhjet e tij, ndaj dhe ky vendosi tiranin e varfërisë mbi shqiptarët.
Largimi i tij më 14 maj me votën tuaj, votimi juaj për Bardh Spahinë, votimi juaj për koalicionin bashkë fitojmë është goditje fatale për monizmin dhe pushtetin e Edi Ramës.
Ju garantoj se pas këtyre zgjedhjeve, atëherë kur don Shkodra do të behën zgjedhjet e përgjithshme. E kam një thirrje për të gjitha gratë dhe vajzat, nënat dhe motrat e Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë. Merreni në dorë flamurin e fitores, flamurin e kësaj fushate sepse në të vërtetë për nënën motrën, gruan vajzën shqiptare armik më të egër me pushtet se Edi Rama nuk kanë paguar ndonjëherë. Ai është një mizogenist i pashoqë dhe i pashembullt.
Edoni i thotë Zeusi, ajo tjetra brand, e treta zheni, Xhacka vizionar i madh i burrit të saj, pra ka krijuar një ansambël që ato për çdo gjë mendojnë, çdo gjë mund të përfaqësojnë, por nuk përfaqësojnë gruan dhe nënën”, tha Berisha.