Berisha: Paratë për inceneratorët dolën nga fondi i emergjencave nga Këshilli i Ministrave

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka dal në deklaratë për mediat në seli pas shkarkimit nga detyra të  Arben Ahmetajt. Kryedemokrati është shprehur se Edi Rama është përgjegjësi kryesor në vjedhjet me Inceneratorët. Sipas Berishës ai u shkarkua për të shpëtuar lëkurën e Ramës.

“Arben Ahmetaj  është eksponentë në aferën e inceneratorve por Edi Rama është personi  që ka përgjegjësi drejtë për drejtë në këtë aferë. Rama në shkelje flagrante të ligjit dhe të tenderëve ka firmosur kontratën e një kompanie e cila kishte zero eksperiencë në fushën e mbetjeve. Parat e djegsave u morën nga fondi i këshillit të ministrave fond specifik për fatkeqësitë natyrore.

Edi Rama, këtë fond, e përdori për të përvetësuar, bashkë me zyrtarët e tij, dhjetëra e dhjetëra milionë euro.

Me urdhër të tij, ai kaloi nga fondi i emergjencës dhjetëra e dhjetëra miliona euro, në buxhetin e Ministrisë së Mjedisit për vjedhjet me inceneratorët.

Edi Rama është përgjegjës sepse firmosi kontratën me procedurë të mbyllur, në një kohë kur enti zyrtar, Agjencia e Prokurimeve Publike, kishte denoncuar më përpara, si të paligjshme për prokurim procedurën me negociata të mbyllura.” tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *