Kreu i PD, Sali Berisha është duke zhvilluar një bashkëbisedim me zonja të shquara shqiptare.
Berisha tha se vendi ynë ndodhet në një periudhë të vështirë dhe se një shoqëri e lirë kërkon gra të suksesshme.
Ai theksoi se PD do të jetë zëri i vajzave dhe grave dhe se do të bëjë gjithçka për të inkurajuar suksesin e tyre.
“Një kohë kjo e jona e vështirë sepse si komb, si shoqëri e lirë në vend që të kemi ecuri në rritje drejt suksesit nuk janë ritmet e duhura, pasi ka kthim mbrapa. Kjo kërkon një zgjidhje, kam bindje se do ndodhë ndaj ju garantoj se PD do bëjë gjithçka për të inkurajuar suksesin e grave dhe vajzave pasi nuk ka ndikim më cilësor. Ju keni shumë gjëra, çka mund t’i thoni personave të tjerë nga suksesi juaj”, tha ai.