Kreu i PD-së Sali Berisha ka kujtuar sot në 34-vjetorin e varjes poetin Havzi Nela.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Berisha i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të dënojë firmën e ‘xhelatve’ të cilët urdhëruan varjen e poetit.
Sakaq shton se periudha e diktaturës i mori jetën Nelës për fjalën e lirë në vargjet e tij në mes të sheshit të Kukësit, ku mes personave që urdhëruan ekzekutimin e këtij të fundit ka qenë edhe babai i Ramës.
“Ky akt horror që dëshmon fytyrën mizore të diktaturës hoxhiste, kishte synim kryesor jo vetëm hakmarrjen primitive të xhelatëve të regjimit por edhe terrorizimin e popullatës në tërësi dhe inteligjencës shqiptare në veçanti dhe të vriste pa lindur çdo varg apo fjalën e lirë”, shkruan ndër të tjera Berisha.