Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se debati për buxhetin është shumë i rëndësishëm por, në Shqipëri kjo nuk ndodh.
Gjatë fjalës së tij në mbeldhjen e Grupit Parlamentar, Berisha ka akuzuar qeverinë dhe Edi Ramën se vjedhin buxhetin e shtetit dhe se po rrënojnë ekonominë e vendit. Më tej ai shtoi se Rama dhe dhe ministrat e tij në 7 vite kanë vjedhur 8.2 mld euro.
“Për çdo vend debati për buxhetin është më i rëndësishme por, për Shqipërinë kjo nuk ndodh, së pari se buxheti është i vjedhur para se të votohet, gjithçka në zëra është falsitet, pasi siç kanë faktuar zhvillimet dhe KLSH, ai vidhet në masën më të madhe të tij. Ju jeni dëshmitarë sesi në 7 vite sipas KLSH janë vjedhur nga Rama dhe ministrat e tij 8.2 mld euro. Ju garantoj se ky buxhet është një fatkeqësi e te tjetër, se prapa çdo zëri të madh qëndron një vjedhje e madhe.
Këta nuk kanë të ndalur por, vjedhja me buxhetin është vjedhje e dyfishtë. Edi Rama po shkatërron si një fuqi e të keqes të ardhmen e këtij kombi. Edi Rama me bandën e tij ndajnë para, edhe në gjyqe. Ne duhet të përgatitemi dhe informojmë opinion me të gjitha vjedhjet e mëdha që ka bërë Rama dhe kabineti i tij, me buxhetin e shtetit dhe ato që planifikon me këtë buxhet”, tha Berisha.