Berisha për gjuhën e Ramës gjatë fushatës: Ka përçmim për qytetarët

Kreu i ‘Rithemelimit’ Sali Berisha e cilësoi gjuhën e përdorur nga kryeministri Rama në fushatë elektorale, mungesë respekti ndaj qytetarëve. Në studion e Open ai u shpreh se Rama përdor këtë fjalor për të krijuar efekt mediatik.

“Ai ka firmosur 420 mln euro, ku janë? Përdor këtë fjalor për të krijuar efekt mediatik në disrespekt të plotë ndaj zgjedhësve. Shqiptarët e kanë lexuar nga ë gjitha anët. E njohin dhe nga afër dhe kjo është shprehje e një defiçiti në edukatën familjarëve që ka.

I përket një soji që urrente qytetarët. Në qoftë se ai flet në këtë mënyrë. Ky ka përçmim për njerëzit dhe qytetarët. Kandidatët merren vetëm me qytetarin. Politikisht merrem unë me të, por jo me gjuhën e tij. Ky është njeriu më mizogen në historinë e Shqipërisë”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *