Të gjithë mendojnë, unë mund të them se ai që vjedh, ai nuk ka asnjë lloj morali tjetër përveç hajdutit. Nuk arrij ta kuptoj. Nuk mund të imagjinoj qeveritar që rrisin borxhin, marrin miliarda borxh. Pse e merr këtë borxh? Çfarë po bën me këtë borxh? Po rriten rrogat? Ku janë rrogat? Sot de facto rrogat janë, nëse shikoni nga 2014 çmimet e shportës, janë dyfishuar. Çfarë ka ndodhur me rrogat? Janë dyfishuar? Kanë rënë, as indeksim nuk kanë. Borxhi 107% ku shkon? Borxhi, miliarda e miliarda janë vjedhur. Këtu çdo gjë mund të ndodhë. Ju e dëgjuat që pensionisti në azil, del milioner me 30 milionë euro të dërguara nga qeveritarët për t’i fshehur. Imagjinoni ju sa fshehin këta offshore. Nuk kushton rruga 22 milionë euro, por 22 milionë euro ndahen, vidhen, sepse rruga në fushë në të gjithë Europën që paguhen 5 herë më shumë se ne, kushton 2 milionë Europë, ka çmim standard. Në Shqipëri rruga në fushë kushton 22 milionë euro. Në Shqipëri tenderët fitohen me 99.9%. E pyes vazhdimisht veten, pse kjo? Sado që mund t’i duket çudi të tjerëve, por ju garantoj se ka vetëm përçmim dhe urrejtje për qytetarin. Nëse ti ke respekt për qytetarin, ke respekt për familjen dhe fëmijën e tij, ti s’mund të sillesh kurrë në këtë mënyrë ndaj tij. Shumë njerëz më thonë lëre atë, bijtë, etërit. Unë kam njohur etërit.
Çfarë kishin etërit? Dy gjëra, e para përçmim të madh për njerëzit e thjeshtë dhe e dyta frikë prej tyre. Frikë se i kishin shtypur, i kishin përçmuar dhe frikë se vetë jetonin pakrahasimisht ndryshe nga sa jetonin njerëzit e thjeshtë. Nuk arrij ta konceptoj këtë shumëzim me zero që ju bëhet interesave të qytetarëve. Nuk ndodh kund kjo. Bordet komuniste janë të mira thotë. Por pse? Sepse vjedh bashkë me to. Sepse nëse kjo shishe uji kushton 100, merrje 20 lekë, sot kushton 200, merr 40 lekë. Nëse ti pyet për këta qytetarë, se ndodhi kjo rritje çmimesh, këto 340 milionë euro u fituan nga kjo TVSH, ti ua kthen qytetarëve, indekson rrogat, ul taksat biznesit. Kujt ia ktheu? Ia ktheu që të gjitha klientelës në Parlament. A kishte përçmim dhe cinizëm më të madh se qytetarët që paguajnë litrin e vajit 2, 3-fish, që paguajnë naftën sa në Gjermani. Për cilat punime? Shumica e punimeve ishin kryer me çmimet e dy viteve më parë. Sepse shumëzon me zero qytetarin. A kanë respekt këta për kulturën? Jo, nuk kanë asnjë respekt, se këta vetëm vjedhin. Nuk mund t’i kushtojë mendja një njeriu, nuk e kanë bërë pushtuesit. Dhe unë jam marrë shumë me Portin e Durrësit. Dhe cili ka qenë projekti që lamë. Projekti që lamë, me tender, me gjermanë, ishte do thellohej Porti dhe do vinin 40 mijë tonëshet. Kaq. Por si mund t’i lejosh vetes ti, një simbol shekullor, arterie e ekzistencës së qytetit është ai. Kushdo që lexon, e di se çfarë raporti jetik ka patur Durrësi dhe do të ketë në shekuj, me Portin. Jo, thotë ai, sepse do të përvetësojë 1 milion m2. Shkon në një banditizëm ekstrem, tmerron, hedh gaz mbi fëmijët në shtëpi, për të devijuar rrugët se do të ndërtojë kulla, duke prishur projektin. Po të shkoni ju në Peshkopi, vizitoni luginën e Drinit, ajo është një luginë jashtëzakonisht pjellore. Dhe gjithçka prodhuese të Peshkopisë, i kanë ato 5-6 mijë ha tokë dhe tani do t’i përmbysë. Enver Hoxha e kishte bërë Skavicën. Çfarë do të bënte Enver Hoxha me dibranët? Do t’i merrte nga Dibra dhe do t’i sillte në Hoxhare. Por kur nuk i doli plani me Hoxharen e shtyu ndërtimin. Por pse diktatorin do bëjmë ne? Si mund të imagjinon të mbytësh 5-6 mijë hektarë tokë, më pjellorja, ta shkatërrosh Peshkopinë, ta tjetërsosh dhe për çfarë se pse nuk merr përsipër të vendosësh në një shpat panele diellore, për të vendosur turbina ere për të fituar ato kilovat orë që duhen.
Kjo, t’i shumëzosh me zero dibranët, t’i shumëzosh me zero shqiptarët. Të gjitha këto burojnë nga ajo psikologji e përçmimit. E shihnit sot me çfarë egërsie primitive fliste për opozitën. Ti e nderon opozitën po fole në atë mënyrë, por veten tënde e tregon se çfarë je. Opozita nuk do të ndahet, boll vodhe, ik dhe në burg do të shkojë. T’ia themi haptas më mirë. Me këto që ka bërë ky, nuk ka kryeministër i një vendi që mund t’i ketë imagjinuar. Është shumë e drejtë çështja që shtruat, alternativa. Sigurisht është situatë e komplikuar dhe nuk mund të mohohet, është situatë në rrokullisje. Por nga do ta fillojmë? Do ta fillojmë nga qytetari, nga zbutja e shpejtë e dhimbjeve të varfërisë. A ka Shqipëria sot mundësi të garantojë minimunin jetik për qytetarët shqiptarë. 100% ka mundësi. Dhe projektin e lamë të gatshëm në 2013. Kishim 15 mijë familje dhe dot a zhduknim. Sot janë 80 mijë familje. Nga do e fillojmë ne? Nëse nuk rrisim rrogat dhe pensionet, fjalët ngelen bosh. Të sëmurët nuk mjekohen dot. Të rinjtë nuk shkollohen dot. Do investojmë te njeriu. E tmerrshme, të rrisësh borxhin nga 62% në 107% që po të doje me këtë borxh ta shndërroje në rroga dhe pensione, sot s’do kishte shqiptar me rrogë më pak se 1500 euro, nëse i vije qëllim vetes. Ku shkuan këto miliarda? Çfarë shohim ne? Velierën? 7 km rrugë nga Iba në Farkë, 30 milionë euro kilometri. Aktor i ka hedhur në gjyq dhe do të marrë edhe dhjetëra milionë euro të tjera dhe rruga do të shkojë 50 milionë euro kilometri. Nuk ndodh askund në botë kjo, përveçse se këtu. A kemi përgjegjësi? PD ka bërë gabime. Ka bërë gabime në opozitë, ka bërë gabime edhe kur ishte në qeveri. Ajo do të qëndrojë në mospërsëritjen e gabimeve që u bënë në qeverinë e saj. Por tani emergjente është të korrigjojë gabimet që bëri në opozitë. Sepse Edi Rama në një vend që ishte i lirë arriti të ngulitë frikën çdo ditë te shqiptarët. Pse? Duke arrestuar për një llampë. 38 mijë qytetarë u arrestuan në një vit. Që të gjithë në kundërshtim me ligjin.
Për çështje civile nuk arrestohesh kund, ky i arrestonte dhe dilte me hekura para qytetarëve. Ky nuk varte në man, siç varte Mehmet Shehu, por hekurat i nxirrte, për të ngjallur frikën. Frika është problemi i madh shumë për ne, frika shndërrohet në gëzim, në nënshtrim, shndërrohet në çdo gjë. Nuk e bëmë në kohë, nuk reaguam, nuk i dolëm për zot dhe akoma nuk jemi aty ku duhet për të mbrojtur interesat e qytetarëve. Por e thatë ju, 7 korriku dëshmoi shumë më tepër se sa jemi dhe se sa mendojmë se jemi. Ndaj duhet të ngrihemi fuqishëm në një betejë me të. Ai është armik i votës së lirë. Kemi përmbysur një monizëm dhe do të përmbysim monizmin e tij. Nuk mund të qëndrojë pushteti i tij mbi krimin ndaj nesh. Shqipëria do të ketë pushtet të dalë nga vota e lirë. Dhe ne i qëndrojmë kësaj. Beteja jonë është për lirinë e shqiptarëve, për ligjin dhe për të drejtat e tyre.