Kreu i PD, Sali Berisha është duke mbajtur një takim të përjavshëm me gazetarët, ku ka reaguar në lidhje me rezolutën e Dick Marty.
Berisha tha se dita e djeshme ishte e shëmtuar për parlamentin shqiptar.
Sipas tij parlamenti dje nuk ishte i Shqipërisë por i republikës vasale e serbisë.
“Së pari, dje ishte një ditë e keqe, e shëmtuar për parlamentin shqiptar. Ai nuk ishte parlamenti i Shqipërisë, por i një republike vasale të Serbisë. Dje, Edi Rama paraqiti në Kuvend një rezolutë, në të cilën dënon me të drejtë, raportin e Dick Marty. Por, siç është bërë publike që nga viti 2011 gjer sot me dhjetëra herë, raporti i Dick Marty, me dokumente, e bazuar kjo që them, është i shkruar në masën 80 përqind nga Vladimir Vukçeviç, prokurori i krimeve të luftës të Serbisë. Këtë e pohon vetë ai.
Një fakt tjetër shumë i rëndësishëm, sepse transplantet e organeve nuk i ka përmendur në Hagë as Millosheviçi, as Stanishiçi dhe as Perishiçi, kjo e bënte, për mua, përveç kontekstit që kurrë nuk ka ndodhur, dëshmonte se ishte fabrikim i shërbimeve serbe, në mënyrë që duke akuzuar për një krim kundër njerëzimit më ekstremin, shkulja dhe shitja e organeve, atëherë me këtë akuzë stepeshin të tjerët dhe shtronin çështjen e hetimit të problemit. Pra, gjithçka ishte e gatuar në Beograd. Sikundër aty është hartuar akuza kryesore se udhëheqësit e UÇK-së kanë drejtuar një organizatë kriminale. Ata kanë udhëhequr një luftë çlirimtare, si të gjitha ushtritë çlirimtare”, tha ai