Në protestën e organizuar te ‘Rruga e Shpresës’, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kritikoi ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar për korrupsion dhe abuzime.
Berisha e vuri në dukje ndërtimin e vilës së Ramës me themele 57 metra të gjata dhe përfshirjen në aktivitete korruptive, duke e quajtur Ramën një hajdut të pa mbrojtur.
Ai tha se Rama ka ndërtuar vila të shtrenjta dhe ka fshehur pasuri në bankat offshore, duke përdorur një retorikë të ashpër për të përshkruar situatën e tij si të papranueshme.
“Po si mund të të mbrojë ty kush o hajdut kur ke ndërtuar vilën 57 metra themele të gjata?
Kur ke ndërtuar vilën me 5 mijë metra katrorë oborr park dhe ke pasur të deklaruara në ILDKP o hajdut gjithsej 3800 euro dhe 400 mijë lekë?
Po ku mund të mbrohesh ti o vjedhës ordiner që vjedh në çdo gjë?
Si mund të pretendosh të mbrohesh kur ty përfaqësia e OSBE në Tiranë në një raport sekret që rrodhi në media, të deklaroi pronar të 200 milionë eurove të vjedhura, të depozituara në bankat offshore?
Po si mund të mbrohesh ti, kur ditën e martesës të del pallati në pajë 5-katësh pa asnjë faturë ndërtimore, doganore, bankare, tatimore?
Ta solli zonja në pajë pallatin 5-katësh në sheshet e pallateve.
Dhe kur u pyet ku janë, nga se u ndërtua ky, para gjaku. Ajo e di se çfarë do të thotë kjo fjalë.
Kurse për vilën, paratë e ‘Kurbanit’.
O hajdut, po çfarë i kujton ti shqiptarët, budallenj?”, shprehet Berisha.