Berisha për shkarkimin e Gledis Nanos: E larguan pa asnjë motiv, ‘ra në korrent’ me aferat e Olsi Ramës

Kreu i PD, Sali Berisha është duke zhvilluar mbledhje me Kryesinë e Partisë Demokratike.

Berisha ka komentuar edhe shkarkimin e drejtorit të Policisë, Gledis Nano ku tha se largimi i tij është bërë pa asnjë motiv.

Sipas tij shkarkimi i Nanos do të pasojë me vendosjen e një militanti për të pastruar paratë e krimit.

“Shkarkohet pa asnjë motiv Drejtori i Përgjithshëm i Policisë. Nuk them se përfaqësonte ndonjë zyrtar të mirëfilltë por e vërteta është që ai pati fatin të bjerë në korrent që ishte afera ku doli emri i Olsi Ramës. Skema ishte në Tiranë vjedhja bëhej në Gjermani. Iku Nano sepse 2.2 ton drogë Itali në dërgesën e fundit nuk shkuan nga skafet por nga velat e klubit të Çuçit. Ato ka pasion ai velat. Pra nuk është se Nano po bën ndonjë punë efikase por pak naiviteti dhe jo sinqeriteti që këto afera mos i mbulojë. Iku edhe drejtorja e asaj që lante paratë, zonja Arta. Iku që të vendoset një militant i thekur i partisë që agjencia të bëhet një vend larje parash të krimit”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *