Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar hapjen e fushatës së zgjedhjeve vendore të kreut të qeverisë Edi Rama me këngë tallava.
Berisha u shpreh se “Rama është një mediokër dhe artist i dështuar”, ndërsa theksoi se ekspertët i kanë vlerësuar pikturat e tij si ‘zhgaravinat e një adoleshenti të droguar’.
“Nuk kam pasur kurrë dyshim se Rama është një mediokër, një artist i dështuar, një imitues vulgar, një zhgaravitës në pikturë. Janë të bazuara në vlerësimet e dy ekspertëve ku i quajti “zhgaravinat e një adoleshenti të droguar. Tek tallavaja Rama është vetja e tij, edhe atë e ka tepër. Rama është brand i Milva Ekonomi”, tha Berisha.