E ndërsa jemi futur në muajin gusht dhe ku pritet që të jetë kulmi i sezonit debati për numrin e turistëve vazhdon.
Opozita thotë se plazhet janë bosh dhe qeveria përgjigjet me shifra dhe foto nga bregdeti dhe jo vetëm.
“Kjo ishte gjendja në plazhet e Vlorës! Narko-shteti zbraz Shqipërinë nga qytetarët dhe turistët!
Rama me korrupsion mbuloi Vlorën për 4 ditë me vello tymi, bloze, helmesh!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.
Përshëndetje nga Vlora Doktor! Të huaj jo e jo, as shqiptarë nuk u afrohen dot çmimeve. Trishtim i madh, shqiptarët kanë ikur. Plazhi i Ri në Ujin e Ftohtë” shkruan Sali Berisha.