Berisha prezanton kandidaten për Korçën: Vendi është në kohë të vështirë…

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka prezantuar mbrëmjen e sotme kandidaten e tij për Bashkinë Korçë, Ledina Alolli.

Berisha tha se vendi është në kohë të vështirë dhe se ka nevojë për vendime të mençura. Berisha tha se do të shkojnë në zgjedhjet e 14 majit, duke thënë se këto zgjedhje tejkalojnë të gjithë zgjedhjet që janë bërë deri tani.

“Kam ardhur sot tek ju me besimin e madh, mirëkuptimin tuaj, të mbarë korçarëve se vendi, kombi po kalon në disa momente të pashembullta në 32 vite. Në kohëra të papara ndonjëherë më parë dhe se vendi sot ka nevojë më shumë se kurrë për mençurinë tonë, për vendimin tonë të mençur. Sot ne shkojmë drejt fushatës së zgjedhjeve lokale dhe sot kam nder dhe kënaqësi të veçantë të paraqes para jush, kandidaten e PD-së për kryetare të Bashkisë Korçë, me bindjen se paraqes një zonjë të nderuar, fisnike, nënë, bashkëshorte, intelektuale që mishëron vetitë, dhuntitë më të mira të korçareve, zonjave, zonjushave, grave fisnike të këtij rrethi, qyteti.

Kam bindjen se Ledina Aliolli, ka të gjithë dhembshurinë, përkushtimin, dashurinë për qytetarët e Korçës, sokaket, tregun, fermerët, për Korçën në tërësi dhe me besimin tuaj, ajo do të shkrijë të gjithë energjitë e saj për ta merituar atë besim. Por sot, unë përsëri theksoj se këto zgjedhje në bindjen time, në ndërgjegjen time, për nga rëndësia tejkalojnë të gjitha zgjedhjet që kemi bërë deri sot, pas atyre të 22 marsit 1992.

Ajo çka unë njerëzisht do të kërkoja nga çdo korçar është të shtrojë pyetjen ‘kur ky vend ka qenë në një ritëm shpopullim këto 8 vite?’. Në 8 vite kemi 1/3 korçarë më pak se ç’kishim 8 vite më parë. Në 8 vite 1/3 jonë nuk ka njerëzit e dashur pranë.

Fatkeqësitë më të mëdha të njerëzimit kanë ardhur nga indiferenca ndaj të keqes. Sot, ky faktor duhet të zgjojë çdo shqiptarë, ky faktor duhet të shkundë çdo shqiptarë.

Pse do pakësohemi ne në këtë mënyrë që janë krijuar mundësitë që të begatohemi. Besoj se çdo shqiptar që endjen veten shqiptar dhe do këtë vend duhet të marrë vendimin dhe të kontribuojë për ndryshimin.

Ky ishte njëri plan. Le të marrim planin tjetër. Shqiptarët këto 8 vite marrin një rrogë më me pak vlerë s ene vitin 2013. në atë vit ne dolëm në krye të rajonit për rroga dhe pensione. Ajo ka qenë arritja e jetës sonë.

Dolëm në krye me rroga dhe pensione dhe kjo ishte arritje. Në ’92 të ardhurat tona ishin 40 dollarë në vit për frymë.

Çdo kryeministër po të kushte ndjenjë më të vogël të respektit për mundin e familjeve shqiptare, kishte potencial ti rriste tre herë rrogat krahasuar me 2013. Çfarë bëri Edi Rama? Rriti borxhin 43%, 10 herë më shumë seç e rritëm ne. Borxhi është 107%. Ku shkuan? U kthyen në rroga? Infrastrukturë? Jo, u kthyen në mallkim për shqiptarët sepse duke u varfëruar çdo ditë e më shumë, morën rrugën e kurbetit”,- tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *