Nga Kamza ku prezantoi kandidatin e tij Arjan Hoxha për kryetar bashkie, ish-kryeministri Sali Berisha nuk kurseu akuzat ndaj qeverisë ku bëri thirrje që më 14 maj të largojnë nga qeverisja vendore “sektin e Rilindjes”.
“Këto primare si të parat që ishin absolutisht nuk ishin të përsosura kishin defekte por kjo parti është e tillë nuk mohon kurrë gabimet që bën por i merr dhe i korrigjon dhe bën gjithcka me besimin më të madh s rruga e nisur është më e mirë, është rruga e lirisë. Ata që menduan se ky proces do i të na përcajë ja ku jemi sot të bashkuar, dua tu shpreh mirënjohjen. Këto zgjedhje janë vendore zgjedhim sëbashku qeveritarët tanë vendore dhe kanë një rëndësi shumë të madhe sepse me këtë rast ne largojmë nga qeverisja vendore një sekt që quhet Rilindje i cili po të kishte një emër të dytë do të quhej vjedhje, një emër të tretë do të quhej hajni, nuk ka asnjë të përbashkët me shqiptarët e tjerë pa parti.
Sot kjo betejë është më e rëndësishmja e zhvilluar në Shqipëri që nga viti 1992, sot përsëri pas 32 vitesh Edi Rama ka përqendruar në duart e tij 10% më shumë pushtet sec ishte diktatori, monizmi është drame e tragjedi për cdo komb, ky pushtet i përqendruan në dorën e një njeriu po largon shqiptarët cdo ditë më shumë se cdo pushtues apo luftë po i laron nga Shqipëri. Shqipëria sot ka humbur gjatë këtyre 8 vitet mbi 1 milionë banorë ka humbur 35 % të popullatës. Njerëzit tanë largohen nga ky vend për arsyer se nujk ndëtojnq jetën e tyre sepse ata vidhen. Ne me djersë arritëm me reforma në 2008, bëhemi njerëzit më të paguar në Ballkan, nga vitin 2013 e gjer sot rrogat nuk u rritën por u rritën çmimet cdo qytetar e blen naftën me të njëjtin çmim si në Berlin. Qeveria vjedh ditën natën dhe cdo javë gjithnjë e më shumë. Kjo qeveri në 8 vite ka marrë borxh në Evropë 5 miliard euro, mund të kishte rritur 6 herë rrogat e shqiptarëve, të gjitha vidhen se kjo qeveri ndërton një km rrugë e cila kudo ndërtohet me 3 mln euro këtu e ndërton me 24 mln euro vjedh në një km së paku 21 mln euro”, tha Berisha.